English

Lidhjet që zgjasin në kohë

Kohët në të cilat jetojmë kërkojnë më tepër vetëdije për rëndësinë e lidhjeve sociale me njerëzit e shoqëruar me një dëshirë në rritje për të kënaqur nevojat dhe për të hyrë me të tjerët në lidhje intime, të forta, ekskluzive, për ta kuptuar, respektuar dhe mbështetur fort njëri tjetrin.

Me një fjalë kërkohen lidhje intime që të zgjasin në kohë.

Njeriu nga natyra është mjaft social dhe ka nevojë që të përballet me të tjetër, të ndjehet pjesë e një grupi, të hyjë në relacione të ndryshme, ku ai arrin të kuptojë se çfarë e dallon dhe çfarë e bashkon me të tjerët.

Autonomia individuale dhe aftësia për të dashur shkojnë bashkë derisa një njeri të arrijë pavarësinë e vërtetë të tij, të jetë i vetëdijshëm për atë që është dhe sa më shumë që të maturohet në këtë aspekt aq më shumë është në gjendje që të hyjë në intimet me tjetrit pa cënuar unin e tij.

KOMENTE