English

Nokia dhe Microsoft arrijnë marrëveshje

Tiranë, 13 gusht NOA - Microsoft, kompania më e madhe e prodhimit të programeve kompjuterike dhe Nokia, kompania që kryeson prodhimin e telefonave të dorës kanë nisur një bashkëpunim të ri.

Marrëveshja më e fundit i lejon përdoruesve të Nokias të kenë qasje në programin Microsoft Office në telefonat e tyre mobilë. Kjo i mundëson Microsoftit të hyjë dhe në tregun e celularëve, duke zgjeruar tregun e vetë tradicional që është në fushën e kompjuterëve.

KOMENTE