English

OSBE, ngushëllime Kryeministrit për vrasjen e 4 oficerëve të Policisë së Shtetit

Tiranë, 13 gusht NOA - Ambasadori Robert Bosch i ka shprehur sot Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë shqiptare ngushëllimet e Pranisë së OSBE-së në Tiranë për ngjarjen e Durrësit.

Zyrtari evropian shprehu keqardhje për humbjen e jetës së katër oficerëve të Policisë së Shtetit, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari, në operacionin policor ditën e premte në Durrës.

 "Prania e OSBE-së në Tiranë shpreh mbështetjen e fortë për veprimet e vendosura dhe decisive të ndërmarra ndaj të gjitha formave të krimit të organizuar, nga qeveria shqiptare. Ne vlerësojmë lart rezultatet e arritura falë besnikërisë, aftësisë dhe përkushtimin të grave dhe burrave trima të policisë", u shpreh ambasadori Bosch.

e.l/NOA

KOMENTE