English

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, sot në Kosovë

Nga bashkëpunëtori ynë, Hajdin Islami

Prishtinë, 13 Gusht NOA - Në Republikën e Kosovës sot qëndron për një vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, .

Gjatë qëndrimit në vendin tonë Rasmussen do të takohet me udhëheqësit më të lartë vendor dhe ndërkombëtar.

KFOR-i ka njoftuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Fehmi Mujota, me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Giuseppe E. Gay si dhe do të vizitojë Task Forcën Shumëkombëshe Veri, në fshatin Magjunaj të Vushtrrisë.

Kjo është vizita e parë e Rasmussenit në detyrën që e mori në fillim të muajit, dhe vjen në kohën kur është paralajmëruar reduktimi i ndjeshëm i trupave paqeruajtëse në Kosovë.

/h.i/e.l/NOA/

KOMENTE