Â
Bratislavë, 13 gusht NOA-Gjenden trupat e 20 minatorëve sllovakë që humbën jetën tre ditë më parë ndërsa punonin në një minierë qymyrguri në Handlova, 195 kilometra në verilindje të Bratislavës.
Â
Shkak i vdekjes së tyre ishte një shpërthim në minierë, aksident ky i konsideruar më i rëndi i këtij lloji në këtë vend.
Shpërthimi nëntokësor mendohet se ndodhi për shkak të grumbullimit të gazrave pas një zjarri të qymyrgurit.
"Trupat e fundit të viktimave u gjetën në orët e vona të mbrëmjes së kaluar dhe për t'u identifikuar do t'u nënshtrohen analizave të ADN-së", deklaroi Adriana Sivakova, zëdhënëse e kompanisë "Hornonitrianske Bane Prievidza".
m.i/NOA