Kujdes! Vrojtoni dhe interpretoni drejt mesazhet që transmetojnë sinjalet rrugore. Nëse me qetësi zbatojmë këshillat që japin këto sinjale dhe nëse asnjëherë nuk i keqinterpretojmë, jetën do ta kemi të sigurt në rrugë. Asnjëherë mos nxitoni
Nga Demir Osmani
Në këto ditë të nxehta të korrikut rrugët e vendit tonë u përgjakën nga aksidentet rrugore më shumë se kurdoherë!
Muaj korrik u mbyll me një bilanc tragjik nga aksidentet rrugore, duke shkaktuar 48 qytetarë të vdekur dhe 46 të plagosur rëndë!
Është e pamoralshme dhe e papranueshme të humbin jetën njerëzit, vetëm se nuk zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor.Â
Të dashur qytetarë!Â
Rruga është një mënyrë komunikimi që ndihmon të gjithë përdoruesit e saj për rritjen e cilësisë së jetës. Por qarkullimi në të si këmbësor, si drejtues mjeti apo si pasagjer ka disa rregulla, që duhet të njihen dhe zbatohen nga të gjithë. Rregullat e qarkullimit klasifikohen si ligje të rrepta. Thyerja e tyre nga padija, nënvleftësimi apo me dashje, ndëshkon shumë rëndë, jo vetëm ata që i thyejnë, por edhe qytetarët e tjerë të pafajshëm që qarkullojnë. Në rrugë gjenden sinjale të caktuara me formë dhe pamje të veçantë që vazhdimisht transmetojnë mesazhe të caktuara për mënyrën si duhet të sillemi të, në kohë e hapësira të caktuara.
Kujdes! Vrojtoni dhe interpretoni drejt mesazhet që transmetojnë sinjalet rrugore. Nëse me qetësi zbatojmë këshillat që japin këto sinjale dhe nëse asnjëherë nuk i keqinterpretojmë, jetën do ta kemi të sigurt në rrugë. Asnjëherë mos nxitoni.Â
Drejtues mjetesh!Â
Mjeti që ju drejtoni nuk është lodër! Drejtimi i tij në rrugë ka disa rregulla të caktuara dhe shumë të rrepta. Asnjëherë mos drejtoni mjetin tuaj pa u siguruar se gjendja e tij teknike është e mirë. Mos u nis për udhëtim pa vendosur rripin e sigurimit. Kurrë mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore. Shpejtësia të vret. Respekto gjithnjë këmbësorët, sidomos fëmijët dhe pleqtë, ata kanë sjellje të paparashikuara dhe të ngadalta në rrugë.
Kurrë mos drejto mjet nën efektin e alkoolit dhe drogës. Alkooli dhe droga i deformojnë ndjesorët e të parit, nuhaturit, dëgjimit, ngadalësojnë reflekset duke çorientuar tërë sistemin nervor qendror. Psikologjia e timonit nuk e pranon asnjëherë alkoolin.
Të dashur emigrantë!
Mirë se vini për të kaluar pushimet në vendlindje! Kujdes, kur qarkulloni në rrugë! Shqipëria ka bërë përparime të mëdha. Ka ndërtuar e përmirësuar shumë rrugë. Por në Shqipëri ende nuk ka autostrada. Shpejtësia më e madhe e lejuar në rrugët interurbane kryesore është 90 km/orë, në rrugët interurbane dytësore 80 km/orë dhe në rrugët urbane 40 km/orë. Asnjëherë dhe për asnjë arsye mos i tejkalo këta kufij të shpejtësisë në asnjë segment të rrugës, pasi do të gjendesh i rrezikuar për jetën tënde dhe të tjerëve. Zbato kufizimet dhe detyrimet që të këshillojnë sinjalet rrugore në rrugët tona. Mos u huto, por ndalo dhe shijo bukuritë e atdheut. Pasi të qetësohesh, fillo drejtimin e mjetit i përqendruar te timoni. Vetëm një fraksion i sekondës mund të të nxjerrë nga rruga e të të hedhë në greminë. Kujdes, në shumë pika mungojnë barrierat mbrojtëse. Në rrugë mund të shfaqen papritur këmbësorët, motoçikletat, karrocat dhe bagëtitë, e po të jesh shpejt, gjithmonë je i rrezikuar.
Të dashur këmbësorë!
Kujdes kur kapërceni rrugën! Vendet e sigurta për kapërcimin e rrugës janë nënkalimet, mbikalimet, semaforët, vijat e bardha, pranë policit. Ku mungojnë këto, sigurohu se nuk po vjen ndonjë mjet dhe pastaj kalo. Asnjëherë mos kapërce rrugën pa u siguruar se nuk ka mjet nga dy kahet e saj. Kurrë mos vrapo në rrugë. Mbani për dore fëmijët dhe pleqtë, kur kapërceni rrugën, ato janë gjithmonë më të rrezikuar nga automjete që mund të shfaqen pa pritur në rrugë.
Policë të qarkullimit rrugor!
Detyra juaj në këtë periudhë vere, kur numri i mjeteve dy e trefishohet, bëhet edhe më e vështirë. Bashkëpunoni qetësisht me drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit. Asnjëherë mos toleroni shkelësit e rregullave të qarkullimit që rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. Kurrë mos bëni diferencime në zbatimin e ligjit. Jini korrektë dhe reflektoni sjellje shembullore, pasi shpeshherë kjo ndikon më shumë se një gjobë e kripur. Jini vetë shembull i mirë, kur qarkulloni në rrugë.
Specialistë të mirëmbajtjes së rrugëve!
Jo rrallë herë aksidentet të dhunshme kanë ndodhur për mungesë të sinjalistikës rrugore. Çdo sinjal i dëmtuar, i munguar ose i vendosur gabim në rrugë është një rrezik i shtuar për jetën e përdoruesve të rrugës. Kontrolloni vazhdimisht gjendjen e
sinjalistikës rrugore. Zëvendësoni më shpejt sinjalet e dëmtuara, vijëzoni rrugët sipas rregullave. Bashkëpunoni më mirë me Policinë Rrugore dhe drejtuesit e mjeteve.
Kontrolloni e përmirësoni pikat e rrezikshme, sidomos barrierat mbrojtëse. Një veprim i juaj më i përgjegjshme shpëton shumë jetë njerëzish.
Specialistë të shërbimeve të transportit rrugor!Â
Të gjitha mjetet me traga shqiptare dhe drejtuesit e tyre, para se të qarkullojnë në rrugë, kontrollohen nga Ju. Sa më të përgjegjshëm të jeni në kryerjen e detyrës, aq më pak të rrezikuar do të jemi në rrugë. Asnjëherë mos lejoni të dalin në qarkullim mjete me të meta teknike. Mos licenconi drejtues mjetesh pa edukatën e nevojshme rrugore. Një lëshim apo gabim i vogël i juaj shkakton një dëm të madh në qarkullim.
Drejtues të shtetit!Â
Rishikoni politikat e sigurisë së jetës së qytetarëve nga aksidentet rrugore. Jemi vendi me numrin më të madh të aksidenteve rrugore për numër të mjeteve dhe numër të popullsisë në Evropë. Në periudhën e verës ato dy e trefishohen. Vitet e fundit ka një rritje të pajustifikuar aksidentet që marrin jetë njerëzish. Kjo tregon se politikat që janë zbatuar kanë plot të meta. Rishikojini më me kujdes ato. Bashkëpunoni më mirë me shoqërinë civile. Planifikoni dhe akordoni më shumë fonde për edukimin rrugor dhe sensibilizimin e qytetarëve. Jeta e qytetarëve që lëvizin në rrugë është e rrezikuar.Â
(*) Kryetari i Shoqatës Qytetare dhe Sigurisë Rrugore dhe Ambientit