English

Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, kapet nga policia 21-vjeçari

Korçë, 13 gusht NOA - Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet nga policia një 21-vjeçarit.

Policia e Korçës bëri të mundur ditën e djeshme arrestimin e 21-vjeçarit Enea Beqiri lindur dhe banues në fshatin Zemblak të Korçës.

Burime nga policia thanë se i riu është shpallur fajtor nga Gjykata Korçës për veprën penale të "Kalimit të paligjshëm të kufirit".

Sipas policisë 21-vjeçari kishte tentuar të kalonte kufirin shqiptar për të shkelur në tokën greke për është diktuar nga policia e cila e ka shpallur atë në kërkim.

k.k/NOA

KOMENTE