English

Bode: Në 2010 s'ka rritje taksash, por investime të mëdha

Tiranë, 14 gusht NOA-Buxheti i ri i vitit 2010 do të përqëndrohet në investime të mëdha kryesisht në infrastrukturë, në përshpejtimin e investimeve në sektorin e bujqësisë e në vijimësinë e politikave të infrastrukturës rurale.

Kështu ka deklaruar sot për mediat, ministri i Financave, Ritvan Bode.

Bode ka qetësuar qytetarët se gjatë vitit 2010 nuk është parashikuar rritje taksash.

"Priroritetet e qeverise së re vitin e ardhshem, do të përputhen me ato të LSI-së dhe se nuk besoj se ato do të cënojnë frymën liberale të të djathtëve.

Administrata eshte duke punuar per te perfunduar projektbuxhetin brenda ketij muaji. Qëllimi është që kabineti të përfundojë procedurat dhe të dërgohet në parlament për t'u miratuar", u shpreh Bode.

m.i/NOA

KOMENTE