English

Gazetari 11-vjeçar interviston Obamën

Washington, 14 gusht NOA-Jo vetëm që është 11 vjec, por është kthyer në personazhin e ditës.

Gazetari 11-vjeçar, Damon Weaver që punon për median lokale TV KC në SHBA, ka arritur të intervistojë numrin një të Shtëpisë së Bardhë, Presidentin Barak Obama.

Ja pwr ccfarw wshtw interesuar fëmija-gazetar nw intervistwn kokw mw kokw me presidentin Obama:Â A e keni fuqinë që ta bëni më të mirë ushqimin e drekës në shkollë? Obama:Epo, unë mbaj mend që haja ushqimin që bënin në shkollë. Më duhet ta pranoj se ndonjëherë nuk ishte aq i mirë. Tani po mundohemi që dreka të jetë më e shëndetshme, sepse ato zakonisht përbëhen vetëm nga ushqime të skuqura, pica.

 Ajo që duam të bëjmë është të ketë më shumë fruta dhe perime. E si çdo fëmijë që bëjnë pyetje e që vështirë të rrinë pa folur, Damon nuk ngurron të sugjerojë. E si çdo fëmijë, do atë që nuk lejohet. Sugjeroj që çdo ditë të kemi për drekë ushqim francez dhe mango. Mua më pëlqejnë shumë! Obama: Edhe mua, por nuk jam i sigurt në mund të vëmë në çdo shkollë mango, sepse ato të rrisin temperaturën, dhe ka shumë shkolla në veri, ku mango nuk rritet. Dhe në fund të kësaj, ashtu si çdo gazetar i njohur, Damon nuk harron të bëjë një stand up.

KOMENTE