Politikanët e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës janë të mbushur me fjalë të kota, ata flasin për drejtësinë, demokracinë, rendin, ligjin, kushtetutën, sigurinë, ekonominë …etj, etj, por në fakt ata urrejnë drejtësinë, nuk e duan demokracinë, rrëzojnë rendin, e shkelin ligjin për çdo ditë
Për agjencinë e lajmeve NOA, nga Gjon Keka* Institucionet e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës si duket po jetojnë diku në ndonjë planet tjetër, larg ngjarjeve dhe proceseve që ndodhin ne vendin qe ata e shfrytëzojnë vetëm sa për t'i mbledhur taksat dhe për ta pasuruar xhepin e tyre.
Politika që ndjekin institucionet e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës nuk është aspak demokratike dhe nuk i ngjason asaj fare, por më shumë i afrohet politikës se lindjes, asaj arabe, turke, iraniane, irakiane dhe metodave të sundimit ndaj popullit në mënyrë barbare që populli duhet të vuaj nga plagët që ia shkaktojnë institucionet e një planeti tjetër duke keqmenaxhuar dhe duke vjedhur vendin e tyre deri në palcë.
Politikanët e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës janë të mbushur me fjalë të kota, ata flasin për drejtësinë, demokracinë, rendin, ligjin, kushtetutën, sigurinë, ekonominë …etj, etj, por në fakt ata urrejnë drejtësinë, nuk e duan demokracinë, rrëzojnë rendin, e shkelin ligjin për çdo ditë, e keqpërdorin kushtetutën duke konsideruar atë letër që thyhet kur t'i dojë qejfi secilit, flasin për siguri e ne anën tjetër e mbjellin terrorizmin me duart e tyre, pastaj e vjedhin shtetin e tyre e varfërojnë dhe ne fund e gjunjëzojnë tërësisht.
Ndërsa Kosova pas shpalljes së pavarësisë së mbikëqyrur te saj, po bëhet një vend më primitiv i Ballkanit, më i prekuri nga sëmundjet e terrorizmit islamik, vendi më jodemokratik në Ballkan dhe me gjerë, vendi më i pasigurt në rajon, pasqyrë e thyer para bashkësisë ndërkombëtare, pastaj mbjellëse e madhe e lëndëve narkotike…etj, etj.
Tani në shtetin e mbikëqyrur të Kosovës nuk mund të shohësh procese qe ecin në rrugën e demokracisë, mbarësisë, pastaj të një shteti ligjor por ajo ka marrë rrugën e humnerës dhe të vetëshkatërrimit, sepse faktet në terren flasin se Kosova më shumë i ngjason një vendi të lindjes aziatike se sa një vendi demokratik dhe me synim integrimin në strukturat euroatlantike.
Institucionet e shtetit te mbikëqyrur të Kosovës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret në pastrimin e këtyre organizatave te ndryshme terroriste që veprojnë në Kosovës, gjithashtu nuk ka asnjë shenjë që këto organizata të pastrohen nga institucionet e Kosovës, kjo heshtje do të thotë miratim.
Pas përfundimit luftës në Kosovës kanë hyrë më mijëra organizata të lindjes që si qëllim kishin mbjelljen e terrorizmit në Kosovë, këto organizata në sipërfaqe punonin si humanitare ndërsa në anën tjetër mbledhin rekrutë të rinj për ta rrëzuar rendin që kishte filluar Kosova pas lufte. Rastet e shpeshta ta rrahjes persekutimeve dhe të kërcënimeve të vazhdueshme të të krishterëve apo edhe të tjerëve në Kosovë kishin prejardhjen nga këto organizata terroriste dhe këta njerëz që po e errësojnë Kosovën dhe po ia ndalojnë rrugën e demokratizmit, shtetndërtimit dhe të integrimit në Unionin Evropian.
Duhet cekur se Departamenti i SHBA i datës 30. 04. 2009 është një argument i qartë se në Kosovë ekzistojnë mbi 1000 organizatat terroriste, dhe se institucionet e Kosovës duhet luftuar këtë dukuri të errët lindore -aziatike, por në anën tjetër institucionet e Kosovës e gënjen vetveten duke u shprehur lirshëm se në Kosovë gjoja nuk paska as shenja më të vogla të rrezikut nga këto organizata terroriste.
Sigurisht që për institucionet e Kosovës nuk ka shenja sepse ata nuk janë të rrezikuar për shkak të pushtetit që posedojnë, por njerëzit tjera dhe vetë Kosova është rrezikuar sa që terrorizmi është brenda vetë Kosovës duke u zier si vullkan dhe ky vullkan një ditë do shpërthej atëherë ku do mbesin shenjat e jo rrezikut nga terrorizmi në Kosovë te institucioneve të Kosovës, atëherë ku do mbetet Kosova, sigurisht se Kosovës do t‘i rrëzohet përtokë fytyra e rrejshme që ka krijuar para bashkësisë ndërkombëtare dhe do të mbetet vetëm një karikaturë e Ballkanit.
Prandaj institucionet e Kosovës duhet të jenë realiste dhe të hapur para bashkësisë ndërkombëtare si dhe t‘i tregojnë se në Kosovë ka rreziqe te mëdha të terrorizmit. Kur departamenti i SHBA thotë se në Kosovë ekzistojnë organizata terroriste islamike, atëherë kush janë institucionet e Kosovës që me plotë komoditet të flasin se gjoja në Kosovë nuk paska fare organizata të tilla.
Ndërsa duhet ditur se terrorizmi sot është globalizuar nuk është i përcaktuar vetëm në një vend, dhe asnjë vend sot nuk mund të jetë aq i sigurt, dhe aq imun sa të thotë me komoditet se nuk është i rrezikuar kur dihet se bota pas 11 shtatorit 2001 ka ndryshuar në raport lindje- perëndim dhe se terrorizmi islamik tani është i shtrirë në tërë boten, prandaj Kosova si një shtet i ri i mbikëqyrur është më së shumti i rrezikuar nga organizata të ndryshme terroriste sepse është shtet-foshnje dhe pa kapacitet të menaxhimit të rrezikut nga këto sëmundje vdekjeprurëse lindore-aziatike të terrorizmit islamik.
Sidoqoftë para disa kohësh shkrimtari i njohur italian Roberto Saviano, kishte shkruar se Kosova dhe disa nga vendet e Ballkanit do të jenë mbjellëse të lëndëve narkotike. Ai nënvizon në një intervistë se "E shoh me kureshtje të madhe mafien shqiptare, sepse ka një ëndërr të madhe te mafiozët e mëdhenj shqiptarë. Ta bëjnë Kosovën Kolumbinë e re të Evropës. Të mbjellin kokainë transgjenike, që të rritet në temperatura të ndryshme nga ato të Amerikës së Jugut. Të mbjellin kokainën transgjenike në Kosovë dhe të lejojnë mafien shqiptare të ketë monopolin e kokainës. Sot nuk mund të bëhet, sepse kokaina transgjenike, që tashmë ekziston në Kosovë, është shumë e kushtueshme. Prandaj nuk ka leverdi. Është më e leverdisshme ta importosh nga Amerika e Jugut se ta prodhosh. Por pas njëzet vjetësh, Kosova do të jetë padyshim Kolumbia e re. Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë mendojnë se do të ndodhë kështu".
Nga kjo mund të themi se Saviano kishte të drejtë, sepse sot në Kosovë për çdo ditë shohim toka të mbjella me lëndë narkotike dhe ajo që ka nënvizuar Saviano tregon qartë se Kosova po behet dita ditës një shtrat dhe tokë e leverdishme e mbjelljes së kokainës transgjenike, pra edhe në këtë rast faktet në terren tregojnë se Saviano kishte të drejtë!(…)
Pastaj në anën tjetër çështja e rrezikut nga terrorizmi në Kosovë është serioze dhe ka mjaftë argumente ne terren që dëshmojnë praninë e organizatave të tillë sado që institucionet e Kosovës mundohen t'i ikin apo të fshehin gjurmët, ato po dalin në sipërfaqe për çdo ditë siç ishte rasti i shqiptarit të Kosovës me grupin e tij xhihadist në Karolinën veriore.
Ky ishte rasti i katërt kur një shqiptar nga Kosova është pjesë e organizatave të tilla terroriste, ndërsa në Kosovë të mos flasim më shumë kur dihet se atje ka ekstremistë që për çdo ditë shtohet numri i tyre dhe se këto organizata kanë si qëllim rrëzimin e rendit te filluar demokratik dhe ngritjen e një shteti islamik në Kosovë. Prandaj SHBA, BE dhe tërë bashkësia ndërkombëtare kanë të drejtë që i bëjnë me dije institucioneve të Kosovës, se në Kosovë duhen luftuar këto dukuri të tmerrshme dhe se integrimi në Unionin Evropian nuk besohet se do jetë i mundur për një kohë të gjatë.
SHBA dhe BE me mijëra here i ka dërguar institucioneve të Kosovës argumentet në lidhje më rastet e rrezikut nga terrorizmi islamik, por institucionet e Kosovës meqë jetojnë në një planet tjetër nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim dhe i kanë injoruar, por kjo më vonë do i kushtoj shumë shtrenjët dhe do e dëmtojë procesin dhe të ardhmen e Kosovës në rrugën e integrimeve në strukturat perëndimore.
Dhe krejt në fund rreziku i terrorizmit islamik në Kosovës është i madh, prandaj institucionet e Kosovës duhet ndërmarrin hapa urgjent në shuarjen dhe pastrimin e terrenit nga këto rryma ekstreme islamike, në rast se vonohen në këtë drejtim atëherë Kosova do mund të bëhet strofkë e gjarpërinjve të të ashtuquajturit terrorizmit islamik, dhe më vonë do të ketë konsekuenca të pariparueshme sa që as filtrimi i lëngut nervor të procesit të ardhmërisë nuk do të mund të bënte punë.
(*) Pikëpamjet e shprehura nga autori, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht, qëndrimin redaksional të agjencisë së lajmeve NOA
Komenti dhe ju këtë opinion: