Prishtinë, 14 gusht NOA-Një gruaje nga Armenia, me banim në fshatin Sushiq të komunës së Shtërpcës, i është dashur të kërkojë ndihmën e KFOR-it ukrainas për të shpëtuar nga dhuna që mbi të ka ushtruar burri i saj, serb kosovar.
 Të enjten rreth orës 16, shtetasja armene, 39-vjeçarja L.K. ka kërkuar ndihmë nga një patrullë e KFR-it ukrainas që siguron zonën e komunës së Shtërpcës, duke raportuar tek ata se burri i saj 39-vjeçar nga fshati Sushiq, ka ushtruar dhunë mbi të, duke i shkaktuar edhe plagë në trup.
Ajo për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj ka pasur edhe dëshmitë e mjekut. Me rastin pastaj është njoftuar edhe stacioni i policisë në Shtërpcë.
Sipas hetimeve preliminare të hetuesve nga stacioni i policisë në Shtërpcë, dyshohet se i akuzuari për dhunë në familje, për shumë vite ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij. Serbi është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë, ku edhe është intervistuar. Policia për këtë rast ka njoftuar edhe prokurorinë komunale në Ferizaj, e cila ka vendosur që atë ta dërgojë në paraburgim. Rastin e konfirmon edhe zëdhënësi regjional i policisë në Ferizaj, rreshter Behxhet Krasniqi.
Çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.Â
m.i/NOA
Â