English

Përdhunohet egërsisht një vajzë 16-vjeçare nga Kruja

Krujë, 14 Gusht NOA - Një vajzë 16-vjeçare nga Kruja, ka denoncuar në policinë e drejtorisë rajonale Durrës, përdhunimin nga një djalë, i cili është arrestuar para disa orësh, si i dyshuar i vetëm i ngjarjes.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se L.C., 16 vjeçe, me banim në Krujë, është gjendur mbrëmjen e djeshme në një banesë në lagjen Nr 14, Shkozet Durrës, i tërhequr përmes mashtrimit nga 25-vjeçari Astrit Cemenja.

I dyshuari, lindur në Dibër dhe banues në lagjen Nr 14 në Shkozet të Durrësit, sipas kallëzimit penal të 16-vjeçares, një natë më parë ka arritur ta shtjerë në dorë duke e futur në banesën e tij dhe më tej e ka përdhunuar.

Burime në Komisariatin e Policisë Durrës thanë se pas denoncimit të L.C., 16 vjeçe dhe të dhënave nga ekspertët mjekësorë, arritën në përfundimin se Astrit Cemenja e ka përdhunuar të miturën me banim në rrethin Krujës (Në Fushë Krujë), në banesën e zgjedhur prej tij, në lagjen Nr 14 Shkozet Durrës.

Gjithsesi, policia tha se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja, kurse materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale të "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura".

/a.a/k.k/NOA/

KOMENTE