English

Recesioni "mësyn" Greqinë, ekonomia bie nën zero

Athinë, 14 gusht NOA-Ekonomia greke ka hyrë në fazën e recensionit, vërejnë analistët pas publikimit të shifrave për ritmet e zhvillimit ekonomik, që kanë rënë nën zero për këtë vit.

Sipas ekspertëve, shkaqet e rënies gjenden në uljen e ndjeshme të investimeve dhe të eksporteve.

Përballë kësaj gjendjeje, qeveria pritet të disponojë 2 miliardë euro, si garanci për institucionet bankare që do të kreditojnë bizneset.

Parashikimet optimiste të qeveritarëve grekë, se vendi do të kishte pasojat më minimale të mundshme nga kriza ekonomike, tashmë janë përgënjeshtruar.

Shërbimi Statistikor Kombëtar publikoi shifrat për nivelin e ritmit të zhvillimit ekonomik, që në tremujorin e dytë të këtij viti, rrëshqiti në minus 0,2 %, nga plus 3,4 % që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa bilanci pritet të jetë edhe më negativ në fund të muajit, kur do të publikohen të dhëna më të detajuara.

m.i/NOA

KOMENTE