Athinë, 14 gusht NOA-Rreth 53 persona janë vënë në pranga nga policia greke në akuzën e krimit të organizuar.
Në superaksionin e organizuar mbrëmë u përfshinë 220 policë të cilët  konfiskuan drogë, kompjuterë dhe thika.
Sipas agjensisë së lajmeve, ANA, gjatë aksionit u kontrolluan 490 individë, 61 automjete, 33 motoçikleta dhe u bastisën 51 objekte.
Agjensia citon se Athina së fundi ka qenë skenë e llojeve të ndryshme të dhunës, duke filluar që nga aksionet e ekstremistëve, të cilët po ndezin zjarre dhe po shkatërrojnë automjetet, e deri te përleshjet mes bandave, të cilat merren me trafikim të drogës, prostitucion dhe trafikim të njerëzve. Gazeta Kathimerini ka deklaruar se unioni i pronarëve të restoranteve është ankuar për rënie të qarkullimit, duke theksuar se kjo rënie e punës është pasojë e nivelit të shtuar të dhunës.
Policia në Athinë se fundi ka formuar njësitë speciale për intervenim të shpejtë, për të ruajtur rregullin dhe qetësinë në kryeqytetin e Greqisë.
m.i/NOA
Â