Tiranë, 14 gusht NOA - Supermodelja Heidi Klum ka zbuluar sekretin e martesës së lumtur, duke thënë se humori i bashkëshortit të saj Seal, është ai i cili e mban të lumtur. Dyshja janë të martuar që katër vite dhe kanë dy fëmijë.
Nikoqirja e Project Runaway, Heidi, tha se këngëtari i hitit "Killer", ka aftësi që ta bëjë të qeshë tërë ditën, dhe për këtë ajo mendon se humori i tij është duke e bërë martesën e tyre të lumtur. "Seal gjithmonë arrin të më bëjë të qeshi. Ne kur jemi të lirë pothuajse tërë kohën qëndrojmë duke qeshur", - deklaroi supermodelja gjermane Klum.
Mendoj se është e shëndetshme nëse qeshni me zë të lartë, thotë Klum.
Unë e kuptoj, - vijon ajo, - se tërë jetën nuk mund të rrini duke qeshur, por edhe nëse filloni të brengoseni edhe më shumë për problemet tuaja, mendoj se nuk do të arrini asgjë.
Kurse shton: "Unë gjithmonë mundohem të mendoj pozitivisht. Çdo mëngjes kur zgjohem ndihem e lumtur, edhe kur e di se tërë natën kam qëndruar e zgjuar, sepse fëmijët qanin. Por kur ata fillojnë t'ju shikojnë, ju patjetër se do të filloni të qeshni nga gëzimi që i keni fëmijët afër vetes".