English

Vajza shkodrane kapet te "Pesë lekëshi" në Durrës, po bënte seks me një klient

Durrës, 14 gusht NOA - Rruga që përshkon Shkozetin, është bërë arenë e seksit me pagesë pasi një vajzë shkodrane ka prostituuar aty me një klient ku dhe është kapur në flagrancë pas një survejimi policor që erdhi për shkak të ankesave të banorëve dhe kalimtarëve.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA bën të ditur se ngjarja u raportua në vendin e quajtur "Pesë lekëshi" në rrugën pranë lagjes nr 14, Shkozet të rrethit të Durrësit.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit, i thanë sot agjencisë NOA, se 20-vjeçarja M.D., e lindur në Shkodër por me banim aktual në qytetin e Kavajës, u arrestua në flagrancë te "Pesë lekëshi", rreth orës 11.45, pasi u gjet duke ushtruar prostitucion me një djalë.

Nga hetimi dhe marrja në pyetje e mashkullit që kreu seks me 20-vjeçaren dhe dëshmia e vetë të dyshuarës, doli se ajo prostituonte kundrejt fitimit në shuma të ndryshme.

Në rastin e klientit me të cilin u kap "me presh në duar" te "Pesë lekëshi", rezultoi se shtetasin me iniciale M.S., nga Durrësi, kishte paguar për të bërë një akt seksual, shumë prej 2.500 lekësh të reja.

Me arrestimin e prostitutës shkodrane, materialet hetimore mbi veprimet e para proceduriale të përpiluara do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të "Prostitucionit".

/v.m/k.k/NOA/

KOMENTE