English

Afganistan, një kamikaz plagos 4 maqedonas të misionit të NATO-s në Kabul

Shkup, 15 gusht, NOA-Katër pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë janë plagosur sot nga një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga një automobil bombë në hyrje të komandës së misionit ISAF të forcave të NATO-s në Kabul.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, katër ushtarët kanë marrë lëndime në trup dhe në pjesë të fytyrës nga shpërthimi, i cili ka ndodhur në ora 8.40 derisa ata po kryenin misionin e tyre.

Pjestarëve të ARM-së menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë dhe se të gjithë janë jashtë rrezikut të jetës.

KOMENTE