Gjirokastër, 15 gusht NOA - Katër persona nga Lazarati janë arrestuar sot nga policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një automjet.
Policia e Gjirokastrës çoi në qeli sot 24-vjeçarin Bako Buzheri, Tahir Brahimi 23-vjeç, Ervin Bejko, 22-vjeç dhe Erjon Buci, 26-vjeç.
Sipas policia të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Kodra e Shtufit" në Gjirokastër, kanë vjedhur automjetin tip-Benz 200, me targa GJ 84 26 A, në pronësi të shtetasit A.K.
Pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për vjedhjen e automjetit, e cila ishte njoftuar nëpërmjet një telefonate, forcat e policisë që kryenin shërbim në aksin rrugor Gjirokastër - Kakavi, në vendin e quajtur Kordhoçë, kanë bërë të mundur kapjen e lazaratazve së bashku me automjetin e vjedhur i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të katër të rinjve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes kryer në bashkëpunim".
k.k/NOA