Shkodër, 15 gusht NOA - Energjia elektrike dyshohet të jetë shkaku i rënies së një zjarri që shkrumboi një banesë në fshatin "Rrushkull" të Shkodrës.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin "Rrushkull" të Komunës Dajç, në Shkodër kur është djegur banesa e 39-vjeçarit Hydajet V.
Menjëherë ne vendin e ngjarjes mbërriti policia e cila bëri të ditur se zjarri nuk shkaktoi të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Banorët e shtëpisë dyshuan në polici se kishin parë çatinë të digjej dhe menjëherë janë përpjekur të shuajnë zjarrin në ndihmë u kanë ardhur edhe të afërmit e punonjësit e zjarrfikësit por nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Sipas familjarëve shkak i djegies së banesës mendohet të jetë energjia elektrike, ku telat e tensionit të ulët kalojnë ngjitur me banesën e djegur.
Vlera e sendeve dhe materialeve të djegura në banesë, sipas familjarëve është rreth 10 milion lekë të vjetra.
k.k/NOA