Bon, 15 gusht NOA-Parlamenti gjerman do të kalojë në datën 26 gusht një projektligj, që shfuqizon të gjitha vendimet gjyqësore të marra në kohën e nazizmit me akuzën për tradhti lufte.
"Ndaj nesh, si viktima, është bërë përndjekja më e përgjakshme juridike në historinë e Gjermanisë", thotë Ludëig Baumann në një nga konferencat e shtypit që ka dhënë kohët e fundit.
Ai vetë ka qenë i dënuar me vdekje me akuzën për "tradhëti në luftë" dhe vetëm 60 vjet pas mbarimit të luftës, më në fund, mund të gëzohet që drejtësia po vihet në vend.
m.i/NOA