English

Grabitet me armë dhe maska banka NLB në Prishtinë

Prishtinë, 15 gusht NOA -Persona të maskuar kanë arritur të grabisin një bankë private në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, duke rrëmbyer një sasi të madhe të hollash.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 18.00, kur dy persona, që mendohet se ishin djem në moshë të re, me maska në kokë, nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë në filialin e bankës NLB Prishtina.

Kjo bankë gjendet në rrugën "Nënë Tereza" pikërisht afër hotelit "Grand".

Pasi kanë krijuar klimë terrori në mjediset e brendshme ku vetëm një pjesë e stafit gjendej pasi ishte mbyllur orari zyrtar, dy grabitësit, kanë përfituar edhe nga fakti se mbyllej xhiroja e javës pasi e shtuna pasonte ditë pushimi,

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen, por vetëm ka bërë të ditur se është në kërkim të të dyshuarve për këtë grabitje.

/a.b/k.k/NOA/

KOMENTE