English

I grabit çantën nga dora një kosovari, policia ndjek nga pas dhe kap të miturin

Durrës, 15 gusht NOA - Vetëm 14-vjeç por ka mundur të sfidojë një burrë duke i marrë çantën nga dora dhe të vrapojë duke shpëtuar paq nga "shënjestra" e tij.

Por nuk ka mundur të shpëtojë paq nga policia e cila mundi ta kapte.

Ngjarja e cila ka për protagonist 14-vjeçarin A.Z, lindur në Dibër e banues në Laprakë të Tiranës, ndodhur dje në Durrës, kur ai bashkë me dy të moshatarë të tij ende të paidentifikuar i ka grabitur çantën e dorës shtetasit kosovar Arben I. në të cilën ndodheshin 40 Euro dhe sende të tjera personale.

Pas grabitjes me forcë të çantës me para, të tre të miturit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e cila iu vu pas tyre arriti të kapte autorin kryesor të dyshuar të grabitjes 14-vjeçarin A. Z i cili u kap në afërsi të vendit të quajtur "Lokal Benilva".

k.k/NOA

KOMENTE