Mianmar, 15 gusht NOA-Shtetasi amerikan Xhon Jetau, i cili ndodhet në burg në Mianmar, do të deportohet të dielën dhe do të lejohet të largohet bashkë me senatorin Xhon Ueb, ka konfirmuar një zyrtar i Mianmarit.
Lajmi i ngjashëm ka ardhur edhe nga kabineti i senatorit demokrat.
"Jetau zyrtarisht do të dëbohet të dielën", thotë njoftimi nga kabineti, duke shtuar se ai do të largohet me senatorin në Bangkok.
Senatori demokrat nga Virxhinia është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Barak Obama dhe kryeson nënkomitetin për Politikë të Jashtme në Senat.
m.i/NOA