English

Orë ankthi për pushuesit te Shkëmbi i Kavajës, shpërthen zjarri pranë plazhit

Kavajë, 15 gusht NOA - Një zjarr i cili arriti të përhapej me shpejtësi, përfshiu zonën e Shkëmbit të kavajas duke djegur një hapësirë të konsiderueshme, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 18.00, në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës ku ka rënë zjarr, duke sjellë orë ankthi për shumë pushues që gjenden fare pranë.

Pa vonesë kanë mbërritur policia dhe forca zjarrfikëse nga Shërbimi i Mbrojtjes ndaj Zjarrit, të cilët mundësuan lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre pak orë më vonë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, në prani të ekspertit piroteknik ka rezultuar se është djegur një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë me shkurre dhe barishte.

"Nga veprimet e para hetimore mendohet se shkaku i rënies së zjarrit të jetë aksidental", tha policia kurse shtoi se po heton mbi ngjarjen, për veprën penale të "shkatërrimit të pronës".

/a.a./k.k/NOA/

KOMENTE