English

PD: Edi Rama po lehtëson aktin terrorist të Dritan Dajtit

Tiranë, 15 gusht NOA - Deklarata e deputetit të Partisë Socialiste Ditmir Bushati, mesditën e sotme për zbulimin e përgjegjësve politikë të masakrës së Durrësit një javë më parë, ka sjellë dhe reagimin e Partisë Demokratike sipas së cilës PS po bën avokatinë e Dritan Dajtit.

"Kryetari pa mandat i Partisë Socialiste, për 8 ditë me radhë përpiqet të përbaltë aktin heroik, rënien në krye të detyrës së oficerëve të shkëlqyer, nga akti terrorist i Dritan Dajtit si dhe të bëjë avokatinë e aktit terrorist të Dritan Dajtit.

Në 8 komunikatat e lëshuara njëra pas tjetrës, nga resortet turistike, ku po kalon pushimet, njeriu që përdhos kodin e zisë dhe të vdekjes së shqiptarëve trillon, shpif e mashtron për çdo gjë, por jo rastësisht nuk guxon të shqiptojë në asnjë ditë e asnjë rast emrin e superkriminelit Dritan Dajti" thuhen në deklaratën e PD-së.

"Edi Rama deklaron se të rënët në krye të detyrës janë viktima të korrupsionit shtetëror dhe e bën këtë vetëm e vetëm për të lehtësuar Dritan Dajtin nga akti terrorist që ai kreu, për të cilin e dënon çdo shqiptar.Â

Se çfarë fshihet prapa serialit të komunikatave të përditshme të shtypit, të këtij bastardi të nomenklaturës së kuqe hoxhiste, në të cilat në asnjë rast e asnjë rrethanë nuk shqiptohet dot emri i terroristit Dritan Dajti, çdo qytetar shqiptar e ka të lehtë ta marrë me mend se është vetëm një përpjekje e ulët, për të bërë për arsye politike e jo vetëm politike, avokatinë e aktit kriminal të Dritan Dajtit" thuhej më tej në deklaratën e Partisë Demokratike.

"Partia Demokratike dënon këtë qëndrim amoral të Edi Ramës dhe e garanton atë se sikur tre apo pesë herë në ditë të lëshojë deklarata në avokati të krimit, tolerancë zëro është dhe mbetet platforma ndaj Dajtit dhe klaneve të tij kriminale, që ai ushqen me troje e leje ndërtimi në Bashkinë e kryeqytetit' përfundon deklarata e PD-së.

k.k/NOA

Â

KOMENTE