English

Pranga kryeplakut të fshatit, nuk i tregoi policisë tokën me hashash

Krujë, 15 gusht NOA - Policia e Durrësit dhe ajo e Krujës zbuluan një pjesë të madhe toke të mbjellë me bimë narkotike në fshatin Shqezë të Komunës Cudhi në Krujë.

E ndërsa duhej të arrestohej personat që mbollën dhe kujdeseshin për hashashin, policia ka çuar në qeli kryeplakun e këtij fshati.

Sipas policisë kryeplaku Kadri Karaj 49-vjeçar kishte dijeni për tokën ku rritej hashashi dhe kishte mbajtur "gojën e mbyllur" duke mos lajmëruar policinë.

Ndaj dhe për këtë e ka "paguar" me prangat që i janë mbërthyer ditën e djeshme kur policia zbuloi dhe asgjësoi rreth 4293 bimë narkotike kanabis dativa.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se kryeplaku i fshatit nuk ka kallëzuar krimin ndaj dhe ai u arrestua për veprat penale të "Mos kallëzimit të krimit" dhe "Shpërdorimit të detyrës".

k.k/NOA

KOMENTE