English

Shkodër, zbulohet dhe kapet pas tetë vjetësh autori i një plagosjeje të rëndë

Shkodër, 15 gusht NOA - Kapet pas tetë vjetësh një 33-vjeçar i kërkuar për plagosje të rëndë.

Policia e Shkodrës ka ndaluar sot 33-vjeçarin Helidon Baloji, lindur e banues në lagjen "Partizani" të qytetit të Shkodrës.

Sipas policisë ndalimi i tij u krye pasi rezulton të jetë autor i një plagosjeje të ndodhur në Shkodër.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, arriti të zbardhte një ngjarje të vjetër duke bërë të mundur dhe identifikimin e autorit i cili dyshohet të jetë Helidon Baloji.

Ngjarja për të cilën akuzohet Baloji ka ndodhur më datë 10 dhjetor të vitit 2001 në lagjen "Naim Gjylbegu" në Shkodër, kur ai dyshohet se ka plagosur rëndë me pistoletë, për motive të dobëta 27-vjeçarin F. Dajbabi.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodwr vendosi rifillimin e hetimeve për këtë çështje, e cila kishte qenë e pezulluar, duke lëshuar kështu urdhrin e ndalimit për Helidon Baloji.

Kapja e tij u krye dje në qytetin e Shkodrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Helidon Baloji akuzohet për veprën penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit".

k.k/NOA

KOMENTE