Hamas, 15 gusht NOA-Udhëheqësi i një grupi të vogël radikal islamist në Rripin e Gazës, ka hedhur veten në erë gjatë një beteje me forcat e lëvizjes palestineze, Hamas.
Luftimet nisën të premten në Rafah, kur forcat e sigurisë të Hamasit rrethuan një xhami që kontrollohej nga grupi xhihadist, Ushtarët e Zotit.
Burime mjekësore thonë se gjatë luftimeve janë vrarë të paktën 20 persona dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.
Abdel Latif Moussa aktivizoi një rrip me eksplozivë, pasi u përball me mundësinë e arrestimit nga ana e autoriteteve të Hamasit.
Ai ishte imami i një xhamie të grupit xhihadist të Ushtarëve të Zotit.
m.i/NOA