Tiranë, 15 Gusht NOA - Skuadra e re e Lorik Canës, Sunderland me sa duket do të kërkojë më shumë këtë sezon të Premier League.
Pronari amerikan i ekipit, Ellis Short i pohoui mediave se ka shpenzuar rreth 30 milionë euro vetëm për merkaton e verës.
Përveç Lorikut, Sunderland ka marrë sulmuesit Darren Bent dhe Fraizer Campbell por edhe mefushorin Lee Cattermole. Duke realizuar kështu, një fushatë blerjesh që ky ekip nuk e kishte parë ndonjëherë.
Projekti i trajnerit të ri Steve Bruce ka kthyer edhe besimin te tifozët, që nuk i gëzohen një trofeu të rëndësishëm prej vitit 1973.
Edhe Lorik Cana kur erdhi në Shqipëri për miqësoren me Qipron shprehu besimin se ekipi do të renditet mes 10 më të mirëve në sezonin 2009-2010.
Skuadra e Canës që pritet të jetë një lojtari kyç këtë sezon nga 11 miqësoret e fazës përgatitore ka fituar 7, barazuar 1 dhe humbur vetëm 2.
Premier League po fillon dhe Sunderland do të luajë në fushën e Bolton dhe më pas, radhën e ka Chelsea.