Tajvan, 15 gusht NOA - Tajfuni Marakot, mendohet të ketë varrosur për së gjalli mbi 390 persona.
Rrëshqitjet e dheut të shkaktuar nga tajfuni ka çuar në 390 personat e zhdukur në Tajvan.
Një zëdhënës për qeverinë tha se mbi 390 persona mendohet se janë varrosur për së gjalli nga rrëshqitjet e dherave në fshatin Hsiaolin, ndër më të prekurit nga tajfuni.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në këtë fshat dhe sipas autoriteteve vendore dheu mbuloi gjithçka me përjashtim të dy shtëpive, bllokoi rrugët dhe ndërpreu linjat e komunikimit.
Ndërkohë që autoritetet kanë intensifikuar operacionet e shpëtimit, dhe qindra vetë janë evakuuar, por qindra të tjerë ende presin të evakuohen nga ajri.
k.k/NOA