English

Ballkani, si po shkëputet nga e kaluara

REPORTAZH/ Shtetet në Ballkan për një kohë të gjatë kanë preferuar që të zhyten në problemet e tyre, se sa të lënë prapa të kaluarën e tyre. Por ky qark i vetë-shkatërrimit tani po sfidohet në shtetet e Ballkanit, të cilat tani më me dëshirë po shikojnë përpara, se sa prapa

Nga "Denver Post"

Njerëzit ndërmarrës në këtë ishull në Adriatik tani po e shfrytëzojnë të kaluarën, për të lëvizur drejtë ardhmërisë. Në momentin kur po e bëjnë këtë, ata po ofrojnë edhe një formë të ideve të caktuara për pjesën tjetër të Ballkanit. Duke injoruar shumë historianë, të cilët theksojnë se Marco Polo ka lindur diku tjetër, apo të cilët theksojnë se nuk dihet vendi i tij i lindjes, shumë banorë të Korculit theksojnë se ky hulumtues nga Venecia ka lindur në këtë ishull, me shumë kafe, restorante dhe dyqane tjera, të cilat shfrytëzojnë emrin e tij, për të joshur mysafirët dhe turistët. "Është kjo një ide e mrekullueshme", thotë një biznesmen nga Amerika Latine, i cili po ngjitej shkalleve të "Shtëpisë Marco Polo", vetëm sa për të zbuluar se ato shpijnë në një platformë, nga e cila mund të sheh shtëpitë e tjera. "Paguajmë nga disa dollarë, për të parë diçka, që kemi mundur ta shohim edhe në rrugë", thotë ky biznesmen. Si një rajon, i cili dikur është cilësuar si vendverim i piratëve më të egër në Dalmaci, kjo ndjenjë për biznes mund të konsiderohet si përparim. Shkoni në Korcul këtë vit dhe në vendet tjera të bregdetit kroat dhe do të vëreni një vend në lëvizje, i cili po angazhohet me zell, për t'u shkëputur nga një e kaluar e mbushur përplot me dhunë.

Është ky një ndryshim i madh. Shtetet në Ballkan për një kohë të gjatë kanë preferuar që të zhyten në problemet e tyre, se sa të lënë prapa të kaluarën e tyre. Por ky qark i vetë-shkatërrimit tani po sfidohet në shtetet e Ballkanit, të cilat tani më me dëshirë po shikojnë përpara, se sa prapa. Greqia qysh më herët ka ecur në këtë shteg, duke e shndërruar në qendër bankare të rajonit dhe synon që të lidhë kontrata tregtare me fqinjit e vet, Turqinë, e jo që të nxitë konfrontim. Shqipëria e vogël dikur aleat i vetëm revolucionar i Mao Ce Dun, këtë vit është anëtarësuar në NATO dhe ka filluar të hap vetën ndaj biznesit të jashtëm. Poshtë brigjeve të Korculit, në Malin e Zi fqinjë, paratë flasin shumë gjuhë. Madje edhe Serbia, e cila festën e vet kryesore kombëtare ja dedikon shënimit të humbjes së vet më të madhe ushtarake në mesjetë ja ka arritur të lëvizë popullin e vet në drejtimin e duhur-kah perëndimi, e jo nga lindja, përpara, e jo prapa, por me një rezultat të përzier. "Jemi pjesë e familjes evropiane. Dëshirojmë bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në", deklaroi në maj gjatë vizitës së tij në Uashington ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç. Por kjo nuk do të thotë se Ballkani është një zonë e lirë nga tendosjet. Bosnje e Hercegovina ende po përballet me vështirësi në procesin e pajtimit, 14 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Daytonit. Por çdo gjë është relative. Dhe stabiliteti relativ në rajon, i cili pasoi pas dy intervenimeve humanitare të SHBA-së në vitet e ‘90-a, duhet të nënvizohet dhe të mirëpritet-pa marrë parasysh se a i keni përkrahur apo kundërshtuar këto fushata të SHBA-së, siç bëri së fundi autori David Gibbs në librin e tij mjaft provokues, me titull "Të parët nuk bëjnë dëm", të cilin e ka cilësuar si një studim të "intervenimeve humanitare dhe të shkatërrimit të Jugosllavisë". Mendoj se Gibbs ka paraqitur gjërat gabimisht. Por le ta quajmë meritor për faktin se ka ngritur dilemën: A ja kanë vlejtur këto intervenime të SHBA-së? Duke pasur parasysh hapat që po bëhen përpara në Kroaci dhe shtetet tjera ballkanike, kjo sugjeron fuqishëm se vërtetë ja ka vlejtur.

KOMENTE