Çeki, 16 gusht NOA-Valentino Rossi rrëzohet në provat zyrtare të Brnos në Ceki, por kjo nuk e ka ndaluar të fitojë polë position duke lënë pas kundërshtarin më të madh të sezonit, Jorge Lorenzo.
Me 50 të mijtat më shumë, kampioni i botës ka treguar edhe një herë se është ai personazhi kryesor edhe gjatë këtij sezoni.
Në 4 minutat e fundit të provave ai është rikthyer në pistë për të permiresuar kohen, por në një kthesë të fortë ai eshte rrezuar pa pësuar asnjë dëmtim serioz.
Vendi i tretë i takon Dani Pedrosa-s, i ndjekur nga Toni Elias. Vetëm koha e pestë për Edëards, ndërsa Andrea Dovizioso ka regjistruar kohën e gjashtë më të mirë.
m.i/NOA