English

Kosovë, kanceri i gjirit po prek dhe meshkujt

Prishtinë, 16 gusht NOA-Sëmundja e rëndë e kancerit të gjirit nuk po prek vetëm femrat por dhe meshkujt.

Mjekët në Kosovë publikojnë raste të tilla të cilat janë trajtuar me sukses në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas statistikave botërore del se në çdo 100 rast tek femrat, shënohet një rast me kancer të gjirit tek meshkujt.

Mjekwt thonw se personat më të prekur më kancer të gjirit tek meshkujt, janë ata të moshave të shtyra.

Trajtimi mjekësor është i njëjtë më atë të femrave, por tek meshkujt është një përparësi, me që rastet e amputimit të gjirit tek femrat përjetohet më rendë. Â

Ne rast se meshkujt vërejnë ndonjë ndryshim në gji, duhet që menjëherë të paraqiten te mjeku, sepse mos paraqitja me kohë mund të shpie deri të më e keqja, shpjegojnë mjekët.

Fatmirësisht në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast, që nga kjo sëmundje janë prekur moshat e reja.

m.i/NOA

KOMENTE