English

Policia: Ende të vlefshme pasaportat e vjetra mjafton të jenë brenda afatit

Tiranë, 16 gusht NOA - Pasaportat biometrike nuk është kushti i domosdoshëm për shtetasit që duan të hyjnë apo të dalin nga të gjitha vend kalimet kufitare në vend.

Këtë fakt e ka pohuar sot Policia e Shtetit e cila deklaroi se për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të lëvizin nga pikat e kalimit kufitar në vend nuk është e domosdoshme pasaporta biometrike ata mund të lëvizin lirshëm edhe me pasaportat ekzistuese mjafton që ato të jenë brenda afatit.

"Të gjithë shtetasit që dëshirojnë të hyjnë ose dalin nga të gjitha vendkalimet kufitare të Republikës se Shqipërisë mund të lëvizin lirisht pa asnjë lloj kufizimi me pasaportat ekzistuese (jo biometrike) mjafton që ato të jenë brenda afatit të vlefshëm të përdorimit" deklaroi sot për agjencinë e lajmeve NOA, Laura Totraku, Drejtore për Marrëdhëniet me Publikun e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vërshimi i emigrantëve për të nxjerrë pasaportat biometrike dhe problemet e shkaktuara nga radhët e gjata për tu pajisur me pasaportat pasi ata kishin dëgjuar se s'mund të kalonin kufirin pa dokumentin e ri, ka bërë që Policia e Shtetit të reagojë sot duke qetësuar shtetasit se pasaportat e vjetra do të jenë të vlefshme, brenda afatit, duke mos u krijuar atyre asnjë problem në pikat e kalimit kufitar.

k.k/NOA

KOMENTE