ANALIZË/Zbatimi i njëkohshëm i të dy parimeve, i parimit Wilsonian dhe i parimit të OSBE, paraqet rrezikshmëri permanente për luftëra të reja në Ballkanin Perëndimor!
Nga Gafurr Adili*
Bashkësia ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha Bashkimi Evropian, duke u udhëhequr nga dy parime:
1.   Nga parimi Wilsonian i të drejtës së vetëvendosjes së popujve, parim ky i mohuar vetëm për popullin shqiptar, dhe
2.   Nga parimi i OSBE-së për mosndryshimin e kufijve, që është zbatuar dhe vazhdon të zbatohet në Ballkanin Perëndimor,
të cilët parime e kanë luftuar dhe e luftojnë njëri-tjetrin, Ballkanit Perëndimor vazhdon t'ia ruajë (edhe në Shek. XXI) epitetin e vjetër "fuçi baroti", por që për mendimin tim, edhe pse shumë ngadalë, bashkësia ndërkombëtare dhe mbi të gjitha edhe Bashkimi Evropian, që ka qenë shumë fanatik në zbatimin e parimit të OSBE-së, ka filluar të vetëdijësohet dhe të mendojë për vënien në zbatim të Parimit Wilsonian të së drejtës së vetëvendosjes së popujve, sepse nëse vërtetë Bashkimi Evropian do të dëshironte të realizonte një Evropë të Bashkuar dhe stabile, paraprakisht këtë stabilitet do të duhej ta siguronte në këtë pjesë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor, të cilit do të duhej që përfundimisht t'ia hiqte epitetin "fuçi baroti", dhe këtë gjë do të mund ta realizonte vetëm duke e zbatuar parimin Wilsonian të së drejtës së vetëvendosjes së popujve, parim ky që rrjedhshëm do të sillte edhe krijimin e komb-shteteve etnike në Ballkan, ndër të cilat do të ishe edhe komb-shteti shqiptar, me emrin Shqipëria Natyrale.
Në të kundërtën e kësaj, të moszbatimit të parimit Ëilsonian në Ballkanin Perëndimor, dhe sidomos nëse edhe në të ardhmen bashkësia ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha Bashkimi Evropian, do të veprojë dhe do të sillet, siç ka vepruar dhe siç është sjellë deri më tani, duke u përpjekur që edhe në të ardhmen, si në të kaluarën e largët dhe të afërt, njëkohësisht të zbatojë të dy parimet e sipërcekur, parimin Wilsionian dhe parimin e OSBE-së, unë gjykoj se nuk do të arrihet asgjë tjetër përveç se një rivendosje e një "status quo-je" të brishtë dhe të përkohshme në të gjitha vatrat e luftërave të mëhershme në ish RSFJ, gjendje kjo që për mendimin tim, parqet një rrezikshmëri të lartë për një Luftë të Tretë Ballkanike.Â
Prandaj, për të evituar këtë rrezik permanent, rrezikun e një Lufte të Tretë Ballkanike, luftë kjo që të shkaktonte tragjedi me përmasa edhe më të gjëra ndërkombëtare, sidomos tani kur e gjithë bashkësia ndërkombëtare po përballet nga një krizë shumë të thellë ekonomike, konsideroj që urgjentisht do të duhej të organizohej Konferenca Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor, Konferencë Ndërkombëtare kjo, që do të duhej të quhej Londra 2, e cila do të duhej që, fillimisht të anulonte të gjitha vendimet e të gjitha konferencave të mëhershme ndërkombëtare dhe sidomos të Konferencës së Londrës (1913), si dhe mbi të gjitha do të duhej që rigorozisht të zbatonte dhe të udhëhiqej nga parimi Wilsonian të drejtës së vetëvendosjes së popujve.
Kurse, ne shqiptarët e Shqipërisë Natyrale dhe të diasporës shqiptare, sa më shpejt dhe më mirë duhet të përgatitemi për një Konferencë të Re Ndërkombëtare për Ballkanin, për Konferencën Londra 2, prandaj domosdo dhe urgjentisht duhet edhe ta organizojmë dhe të bashkuar ta mbajmë Kuvendin Mbarëkombëtar.
(*) Autori është Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), me Seli Qendrore në Tiranë
Komentoni dhe ju këtë analizë:Â