English

SHBA i fal Indonezisë një borxh 30 mijë USD në këmbim të mbrojtjes së pyjeve

Â

Washington, 16 gusht NOA-Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për t'i falur Indonezisë një borxh prej 30 milion dollarësh.

Në shkëmbim të kësaj, Indonezia bie dakord të mbrojë pyjet në ishullin e Sumatrës.

Â

Kjo është marrëveshja më e madhe e këtij lloji që realizon qeveria e Shteteve të Bashkuara në bazë të ligjit amerikan për Mbrojtjen e Pyjeve Tropikale.

Është hera e parë që një marrëveshje e tillë nënshkruhet me Indonezinë, e cila është ndër vendet me ritmet më të mëdha të shkatërrimit të pyjeve në botë.Â

Ritmet mjaft të larta të shpyllëzimeve e bëjnë Indonezinë emetuesin e tretë më të madh në botë të dioksidit të karbonit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Shpyllëzimet prekin edhe florën dhe faunën e vendit.

Këta pyje janë strehë e disa prej specieve më të rrezikuara të botës si tigrat, elefantët, rinocerontët dhe orangutangët.

Me marrëveshjen e re, Shtetet e Bashkuara po falin një borxh prej 30 milion dollarësh për të mbrojtur më mirë pyjet ku banojnë këto specie.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Departamenti amerikan i Thesarit, e lejon Indonezinë t'i verë paratë në një depozitë për mbrojtjen e 13 sipërfaqeje pyjore në ishullin e Sumatrës.

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar marrëvshje të tilla po më të vogla me vende si Filipinet, Guatemalën dhe Perunë.

m.i/NOA

KOMENTE