Amerikë, 16 gusht NOA - Amerika do të furnizojë me më shumë armë Pakistanin ne luftën kundër militantëve talibanë në rajonin kufitar me Afganistanin.
Këtë fakt e ka pohuar i dërguari special amerikan, Richard Holbrooke, i cili ka thënë se SHBA do t'i ofrojë më shumë armë Pakistanit.
Holbrooke, i cili ndodhet në Pakistan për tre ditë bisedime me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të vendit, vlerësoi atë që ai e quajti progres i rëndësishëm i qeverisë në marrjen e territoreve nga talibani në veriperëndim të vendit.
Ndërkohë që sipas mediave, Uashingtoni shpreson që Islamabadi të përfitojë nga ofensiva e kohëve të fundit, për të filluar një sulm tokësor në rajone të kontrolluara nga talibani në perëndim të Luginës Sëat.
Â