Nga bashkëpunëtori ynë, Hajdin Islami
Vushtrri, 16 Gusht NOA- Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka shpallur tender për ndërtimin e një shkolle të Mesme në qytetin e Vushtrrisë.
Tenderi për kompanitë e interesuara për ta konkurruar për ta ndërtuar këtë shkollë është i hapur deri më 7 shtator 2009.
Ndërtimi i kësaj shkolle të Mesme në Vushtrri pritet që të krijojë kushte shumë më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor të kësaj komune.
/h.i/k.k/NOA/