English

Vdes ish zëdhënësi i Pentagonit, njeriu që mbështeti kosovarët gjatë luftës

Â

Washington, 16 gusht NOA-Ka vdekur të shtunën mbrëma në moshën 64 vjeccare nga një sëmundje e rëndë e kancerit në lëkurë, ish zëdhënësi i Pentagonit, Kenneth Bacon.

Bacon do të mbahet mend si njeriu që për vite me radhë u dha shpresa mijëra refugjatëve kosovarë gjatë luftës për rikthimin e tyre në shtëpi.

Njoftimi për vdekjen e Bacon u dha nga Organizata Refugees International, ku ai ishte kryetar që nga viti 2001.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka vlerësuar rolin e Kenneth Bacon i cili sipas saj "për miliona njerëz në botë, refugjatë dhe viktima të tjera të konfliktit, Kenneth u bë një burim i paçmueshëm i shpresës, inspirimit dhe mbështetjes".

Gjatë viteve të drejtimit të organizatës së Â Refugees International, Bacon shtoi mbrojtjen dhe ndihmën për refugjatë në vende konflikti si Darfuri, Iraku, Afganistani, DR Congo, Kolumbia, Tajlanda dhe Majanmari.Â

m.i/NOA

KOMENTE