Prishtinë, 16 gusht NOA-Lëvizja "Vetëvendosje" ka organizuar një aktivitet simbolik për të protestuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë vendosur disa pankarta, në të cilat është paraqitur një kuti e votimit e Serbisë dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke duartrokitur para saj.
"Me këtë veprim ne kemi dashur të themi se institucionet dhe qeveria e Kosovës janë ato që e kanë përgjegjësinë për të ndalur mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, të cilat qëllimisht po tolerohen", i tha Radios Evropa e Lirë, aktivisti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Sipas tij, "në këtë mënyrë po dëmtohet edhe më tutje sovraniteti i Kosovës, për shkak se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë do ta konsolidojë edhe më shumë lidhjen e serbëve të Kosovës me Serbinë".
m.i/NOA
Â