English

Zhvillohen zgjedhje lokale serbe në dy komuna në Kosovë

Kosovë, 16 gusht NOA - Zgjedhje të jashtëzakonshme për pushtetin lokal të organizuara nga Serbia janë mbajtur sot në dy komuna të Kosovës, në Graçanicë dhe Gorazhdec.

Në garë për të fituar këto zgjedhje janë Partia Radikale, ajo Demokratike e Serbisë dhe Partia Përparimtare.

Shumica e votuesve serbë që dolën në këto zgjedhje thanë se presin përmirësimin e kushteve të jetës dhe punësim.

Autoritetet në Prishtinë kanë injoruar zgjedhjet serbe dhe nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e mbajtjes së tyre.

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se këto zgjedhje janë të jashtëligjshme dhe se rezultatet e tyre nuk do të kenë kurrfarë fuqie politike.

k.k/NOA

KOMENTE