English

Aksident me dy të plagosur në motor tek Ura e Bunës në Shkodër

Shkodër, 17 gusht NOA - Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së motorit të tyre me një makinë tek Ura e Bunës në Shkodër, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 19.00 në lagjen "Liria", Shkodër, pikërisht te kryqëzimi i Urës së Bunës.

Burime në vendngjarje i thanë korrespondentit të agjencisë NOA se 30-vjeçari që u identifikua si Gjergj Qershia, duke drejtuar një automjet tip BMW, ka aksidentuar shtetasit Sh. dhe D. Avdia, përkatësisht 62 dhe 26 vjeç.

Dy personat po udhëtonin me një motoçikletë në momentin që u përfshinë në aksident. Ata janë mjekuar në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se "nga ana jone u kryen veprimet e duhura procedurale dhe hetimore kurse materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".

r.d/NOA

KOMENTE