English

Aksidenti i Xhorxh Majkëll, zbulohet makina luksoze e shkatërruar

Tiranë, 17 gusht NOA - Këngëtari i famshëm Xhorxh Majkëll (George Michael) u bë objekt i një aksidenti ku ia hodhi paq, por paparacët hoqën shumë gjersa arritën të gjejnë makinën e shkatërruar dhe ta fotografojnë.

Kjo është fotografia e parë e makinës së George Macheal, një "Rang Rover" që është shkatërruar për shkak të shpejtësisë së madhe që ai ka udhëtuar para pak ditësh kur edhe u kap nga policia.

Mekanizmi i rrotës së parë me vlerë prej 80 000 funtash i bërë nga argjendi dhe rënia e tavanit nga ana e pasagjerëve po ashtu është paraqitur në këtë pjesë.

Makina "Range Rover" ka dalë jashtë rrugës kryesore para së të kalojë anën përtej rrugës.

Rrota e parë është prishur duke e lënë Xhorxh Majkëllin të pafuqishëm për ta orientuar makinën.

"Xhorxh Majkëll është me fat. Këtu kemi një mrekulli të vogël pasi ai është ngritur në këmbë. Makina e tij është prishur por edhe ai ka mundur të jetë me keq", ka thënë një burim policor i hetimit që citohet nga tabloidët britanikë në botimet e sotme.

Xhorxh Majkëll, prej dy vitesh e kishte të ndaluar që të drejtonte një makinë, për shkak se ishte kapur të udhëtonte nën efekt të përdorimit të lëndëve të forta narkotike.

Në një deklaratë të lëshuar, këngëtari ka thënë: "Askush nga ne nuk është akuzuar kur ka qenë i kthjellët. Nuk dëshiroj që adhuruesit e mijë apo familja të shqetësohet për atë çfarë lexojnë nëpër media".

Xhorxh Majkëll, u kap para pak ditësh pas aksidentit që i shkatërroi makinën dhe u dyshua se patenta ishte ende e skaduar por më vonë policia e liroi pa ngritur akuzë të re ndaj këngëtarit të famshëm.

Ndërkohë, Lawrie Rowe nga Middlesbrough, shoferi 43-vjeçar i kamionit me të cilin u përplas këngëtarin me makinën e tij luksoze, ka thënë se Xhorxh Majkëll ishte duke udhëtuar në timon, me një shpejtësi prej të paktën 80 miljesh në orë.

Ai ka qenë i frikësuar se këngëtari ka vdekur pasi ai nuk ka lëvizur nga karrigeje për afro 10 minuta. "Isha më të vërtetë i tronditur dhe mendova se dikush kishte vdekur", tha drejtuesi i kamionit.

/a.k/e.l/NOA/Â

KOMENTE