Tiranë, 17 Gusht NOA - Abonentët me parapagim të kompanisë së parë celulare në vend, AMC kanë vlerësuar lehtësinë dhe komoditetin që ofron shërbimi AMC Fleksi.
Afro 10 milionë rimbushjet që janë kryer me AMC Fleksi gjatë 16 muajve të lançimit të tij, e kanë bërë këtë shërbim mjaft të suksesshëm.
Ndaj AMC lajmëroi sot, se ka vendosur të shpërblejë me oferta dhe dhurata në dyqanet e saj të gjithë abonentët që rimbushin kartat e tyre me AMC Fleksi duke filluar nga 500 lekë.
Me anë të shërbimit AMC Fleksi abonentët mund të ripërtërijnë kohën e bisedës për numrat Albakarta, What's Up, AMCKARTA.
Për të kryer rimbushjen pa nevojën e kartës rimbushëse. Abonenti paraqitet në dyqanet AMC, bën pagesën për shumën që do të rimbushë, deklaron numrin e celularit i cili do të rimbushet dhe në çast merr SMS që konfirmon rimbushjen me sukses.
Procesi është tepër i shpejtë dhe nuk ka formalitete. Me AMC Fleksi mund të ripërtërihet koha e bisedës, duke filluar nga 100 lekë e duke vazhduar qindarkë pas qindarke, deri në 10 mijë lekë. Shërbimi është falas.
Koha e bisedës e përftuar nëpërmjet shërbimit AMC Fleksi skadon deri në 6 muaj pas datës së rimbushjes.
Rimbushja AMC Fleksi është shoqëruar edhe me dhurata. Në varësi të shumës së rimbushjes dhe të planit tarifor ku bën pjesë, abonenti përfiton SMS, MMS, ose kohë bisede falas për të cilat informohet me SMS.
Rimbushja AMC Fleksi ofrohet vetëm në dyqanet AMC në të gjithë Shqipërinë.
AMC është e vetmja kompani në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri që ofron një shërbim të tillë, duke dëshmuar kështu që është gjithmonë një hap përpara në aplikimin e teknologjive të reja.
/e.l/e.n/NOA/