Tiranë, 18 Gusht NOA - Me moton "komunikimi juaj nuk njeh kufij", kompania celulare Vodafone Albania po ofron çmime të ulura për disa thirrje me jashtë vendit.
Përmes një informacioni për mediat nga agjencia që mbulon marketingun e Vodafone, bëhet e ditur se thirrjet me Vodafone Itali dhe Vodafone Greqi ofrohen për abonentët e Vodafone Albania, me të njëjtat tarifa si për komunikimin brenda rrjetit Vodafone në Shqipëri.
"Surprizat e Vodafone Albania nuk kanë të reshtur këtë verë. Oferta e re drejtuar të gjithë përdoruesve Vodafone Card dhe Vodafone Club do të bëjë që komunikimi i tyre të mos njohë kufij dhe ditët e tyre të verës të bëhen edhe më të lumtura", - thekson kompania, duke shtuar se "të gjithë abonentët të cilët do të aktivizojnë këtë ofertë do të harrojnë se po telefonojnë një numër ndërkombëtar".
Tarifat për këta përdorues janë si vijon:
Thirrjet nga një numër Vodafone Card drejt një numri Vodafone Itali dhe Vodafone Greqi do të kushtojnë vetëm 29 Lekë/Min (pa TVSH).
Thirrjet nga një numër Vodafone Club drejt një numri Vodafone Itali dhe Vodafone Greqi do të kushtojnë vetëm 45 Lekë/Min (pa TVSH).
Kompania vlerëson se kjo është një mundësi për gjithkënd që dëshiron të flasë gjatë me anëtarët e familjes dhe miqtë në Itali dhe Greqi.
Për të aktivizuar këtë ofertë të re, dhe për të përfituar këto çmime mjafton një telefonatë falas në numrin 15135. Kjo ofertë që është tashmë aktive, do të jetë e vlefshme deri në 31 gusht 2009.
/a.k/e.n/NOA/