English

Operacioni "Ambra", arrestohet i kërkuari që masakroi një kryetar komune

Lezhë, 17 gusht NOA - Një person i kërkuar pasi akuzohej se kishte plagosur rëndë kryetarin e një komune, është arrestuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Lezhë, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Kapja e 22-vjeçarit Arjan Sollaku, lindur dhe banues në fshatin Blinisht të rrethit Lezhë u bë rreth orëve të para të mëngjesit, në kuadër të operacionit të koduar "Ambra".

I riu, i dënuar më parë me gjobë për rrahje, ka qene i shpallur në kërkim, rreth dy javë më parë më 5 gusht 2009, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë.

Për Sollakun, Gjykata e Rrethit Lezhë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me Burg" në mungesë, për vepra penale të "vrasjes së mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtjes pa leje".

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu, ka ndodhur më datën 5 të muajit në vazhdim, në fshatin Blinisht, rrethi Lezhë, ku Arjan Sallaku plagosi rëndë kryetarin e Komunës së Blinishtit, Jake Zhupa.

e.l/NOA

KOMENTE