English

Pjesëmarrje e vogël e serbëve në zgjedhje, injorojnë lojën e Beogradit

Graçanicë, 17 gusht NOA - Serbë të pushtetit paralel lokal në Kosovë kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme komunale të Serbisë, të mbajtura në Kosovë ka qenë e pakët.

Goran Arsic, përfaqësues i të ashtuquajturit qark i Kosovës, i ka thënë mediave serbe, se nga rezultatet preliminare shihet se "nga rezultatet preliminare shihet qartë që dalja në votime ka qenë e dobët".

Të dielën serbët e Gorazhdecit të Komunës së Pejës dhe ata të Graçanicës në Prishtinë, kanë votuar për zgjedhjet e organizuara nga Qeveria e Serbisë, për shkak të parregullsive në këto vendvotime gjatë zgjedhjeve të kaluara. Institucionet e Kosovës i kanë konsideruar këto zgjedhje jolegjitime, ndërsa rezultatet e tyre të pavlefshme dhe pa fuqi politike

KOMENTE