Shkodër, 17 gusht NOA - Shënjestër e plaçkitjes më të fundit ka qenë pikërisht Spitali Obstetrik Gjinekologjik në Shkodër ose siç quhet ndryshe materniteti, i cili është bastisur në orët e paradites, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Skënderbeg" tek materniteti që ju shihni në foto. Nga denoncim i i mbërritur sot në polic, rezulton se te dhoma e cila përdorej si gardërobë e stafit mjekësor të maternitetit, ishte kryer një vjedhje.
Në dollapët e gardërobës, ishin zhdukur 250 euro dhe disa sende te tjera personale të punonjësve, por edhe një borset, një aparat fetuson, një portofol, karta identiteti, patenta, etj.
Policia tha se kreu hetimet e para dhe si rezultat i informacioneve operative të marra nga efektivet e Seksionit te Krimit Kundër Pronës, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së bastisjes.
Policia konfirmoi se rezulton si autor i vjedhjes, Markolin Prendi, 28 vjeç, lindur në lagjen "Danjel Matlia" dhe banues në lagjen "Perlat Rexhepi" të qytetit Shkodër, i dënuar dhe më parë për veprën penale të vjedhjes.
"Nga ana jonë është bërë shpallja në kërkimit e Prendit dhe po punohet për kapjen e tij" tha policia e cila ngriti ndaj tij një tjetër akuzë për vjedhje të pasurisë në objektet shtetërore.
r.d/NOA