English

Prag çelje e festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, "Durrës 2009"

Durrës, 17 Gusht NOA - Bashkia Durrës, nën Patronazhin e MTKRS dhe Ministrit të Kulturës Ardian Turku në cilësinë e Presidentit të Festivalit, si dhe Shoqata kulturore "Cajupi" organizojnë Edicionin e Dytë të Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, Durrës 2009.

Edicioni i dytë i Festivalit që do të mbahet në datat 22-30 gusht do të nisë traditën e përvitshme të njohjes së kinemasë evropiane përmes krijimtarisë kinematografike të tre viteve të fundit.

Festivali Veror Ndërkombëtar i Filmit në Durrës dhe edicioni i dytë i tij, tregon se ne vazhdojmë strategjinë dhe qëllimin kulturor, duke e kthyer Durrësin një emër të njohur në shkëmbimet e mëdha kinematografike mes Shqipërisë, Evropës, Rajonit dhe më gjerë. Këtë javë Durrësi do të jetë një qendër pikëtakimi kulturash evropiane dhe ballkanike, një ndërthurje mentalitetesh dhe vizionesh artistike, një arenë gladiatorësh, ku aventura me emrin kinema do të jetë kryefjala e jetës kulturore të qytetit tonë.

Edicioni i dytë sjell në konkurrim 18 filma, mes të cilëve edhe premiera rajonale dhe kombëtare.

Filmat do të konkurrojnë në dy seksione: Balkan Ëorld/Botë Ballkanike dhe Contemporary Visions/Vizione Bashkëkohore si dhe kinemaja retrospektive, në këtë edicion kushtuar regjisorit shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

Takime të ngushta sjell në edicionin dytë të festivalit, filma evropianë të një shteti, një eksperiencë e cila mendohet të vazhdohet edhe në edicionet e ardhshme.

ëtë vit, organizatorët mendojnë të sjellin kinemanë italine dhe filma si: Autobusi i natës me regji nga Davide Marengo, Gomorra me regji të Matteo Garrone,.. etj.

Tingujt e Muzikës është një tjetër seksion i rëndësishëm i festivalit, i cili me të ftuar kompozitorë shqiptarë dhe te ftuarin special kompozitorin me fame boterore Henning Lohner i cili do të zhvillojë master classe në një dialog për imazhin, muzikën dhe fjalën në film.

Juritë që do të punojnë për të zgjedhur filmat më të mirë përfaqësohen nga Juria "Contemporary and Balkan" dhe Juria e Kritikës, me kryetare, Debora Joung, Drejtoreshë e Festivalit të Taorminës, editor ne revisten e kritikes Cineart dhe Hollyëood Reporter

Një surprizë është edhe filmi që do të përshëndesë hapjen e festivalit mbrëmjen e 22 gushtit, ora 21.00 në Amfitetarin Romak fitues i Çmimit Oscar 2009, "Slumdog millionare", i regjisorit Dany Boyle dhe prezantimi nga aktorja rumune Maia Morgensteirn.

Bëhet e ditur ardhja e filmit "Gjigandi", të regjisorit Paolo Sorrentino, i cili do të jete premiere kombetare dhe do te mbyllë këtë edicion të dytë të Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, si dhe emra të tjerë të rëndësishëm të kinemasë si regjisori çek Peter Zelenka, me filmin "The Karamazovs", fitues si Best Film në "Czech Lion Awards", "La Pivellina" e regjisorëve Tizza Covi dhe Rainer Frimmel, fitues në "Europa Cinemas Label" dhe filmi më i mirë evropian në "Karlovy Vary Film Festival 2009" "Ricky" me regji te Fransua Ozo nje nder emrat me ne ze te kinemase Franceze.

Bullgaria me filmin "Bota është shumë e madhe dhe shpëtimi fshihet diku afër" nga regjisori Stefan Komandarev.

Në seksionin e Balkan World konkurrojnë filma nga Turqia, "Rruzarja e gabuar", "Tre Majmunët" nga Nuri Bilge Ceylan, Sllovenia "Përgjithmonë" nga Damjan Kozole, Greqia me filmin "Mali përballë" i regjisorit Vassilis Douros, Bullgaria me regjisorin e mirënjohur, Ivan Cherkelov dhe filmin "Aragosta"

Kroacia "Të zinjtë", Rumania me filmin "Vajza më e lumtur në botë", e regjisorit Radu Jude, pjesëmarrës në Festivalet në Toronto, Berlin, Sarajevë, etj. Gjallë" është Premiera shqiptare e regjisorit Artan Minarolli, që do të konkurrojë në seksionin e Filmit Ballkanik.

Vlen të përmendet prezantimi jashtë konkurrimit i filmit "Ama dorën" të regjisorit kosovar Ismet Sijarina, një film bazuar në një histori te vërtetë mbi një të ri kosovar abuzues droge.

"Besi, një djalë i ri, i cili duke u përpjekur të tregohet burrë dhe ti lërë përshtypje të dashurës merr një drejtim të gabuar dhe hyn në një botë, e cila dalëngadalë zbulohet të jetë një bota e erret e dhimbjes dhe e vdekjes, teksa dikur ishte menduar si bota e gëzimit. Realiteti i Prishtinës është shumë më i hidhur dhe i errët, sesa ai që duan të besojnë vetë qytetarët e saj. Ky film e sjell këtë realitet të gjallë", thonë organizatorët.

Organizatorët e këtij aktiviteti njoftojnë edhe ngritjen e një Komiteti Arti të qytetit të Durrësit, me përfaqësues personalitete dhe artistë që kontribuojnë në vazhdimësinë e vlerave dhe nismave të rëndësishme artistike si: Hajg Zaharjan, dr. Moikom Zeqo, Gjergj Vlashi, Ali Bega, Bashkim Hoxha, Guljelm Radoja, Mira Qosja, Bardhyl Agasi, Gjergj Prevazi, Arben Hasani, Driada Dervishi.

Kjo nismë, do të shërbejë për një bashkëveprim më të ngushtë mes ideve, vizioneve dhe nismave artistike dhe institucioneve shtetërore të qytetit, me qëllimin që t'i falim Durrësit hapësirën e ideve të munguara, për ta kthyer në një qytet evropian, ashtu si i ka hije.

/a.k/e.l/NOA/

Informacion i dobishëm:

Projeksionet e filmave do të jepen në sallën e kinemasë të teatrit Aleksandër Moisiu" dhe në Amfiteatrin Romak, përkatësisht në oraret 12.00 A.M dhe 20.00-22.00 P.M

Konferencat për shtyp do të mbahen në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu çdo ditë në orën 10.00 A.M.

Juria Contemporary Vision

Rik Vemeulen -President i Jurisë.

Koordinator dhe konsulent për "International Film Festival" në Rotterdam (IFFR), gjithashtu Drejtor i "Transilvania International Film Festival" (Cluj-Napoca) në Rumani, Drejtor i Festivalit "Noordelijk Film Festival" (Leeuëarden), Holandë.

Mira Staleva

Deputy Director of Sofia Film Festival.

Gjergj Xhuvani

Regjisor, Shqipëria

Denis Mujoviç

Producent i NeëGround Productions për organizimin e projekteve filmike, muzikore, teatrale dhe eventeve kulturore. Drejtor dhe Menaxher Projekti në Festivalin e Filmit Eastern Neighbours 2006 dhe 2008 në Utrecht, Holandë. Anëtar Jurie në CineDays, Festivali Europian i Filmit 2008 në Shkup, FYR Maqedoni.

Juria e Kritikës

Deborah Young- Drejtore Artistike e Festivalit të Taorminës. Gazetare dhe kritike filmi, korrespondente për revistën "Variety". Aktualisht editore për Italinë në New York të revistës "Cineaste". Konsulente për "Tribeca Film Festival" New York. Drejtore Artistike e Kinemasë së Re Italiane.

Ben Andoni- Gazetar, zv/kryeredaktor revista MAPO

Milena Selimi-Kryeredaktore, Revista KULT

Çmimet e ISFF 2009

Golden Gladiator - Filmi më i mirë

Çmimi i Jurisë - Regjisori më i mirë

Filmi më i mirë Ballkanik

Golden Gladiator - Çmimi i Karrierës

Çmimi i Kritikës së Filmit

Aktori më i mirë

Aktorja më e mirë

KOMENTE