English

Sarandë, sherri për radhën e ujit shkakton tre të plagosur

Sarandë, 17 gusht NOA - Radha e ujit duket se vazhdon ende në Shqipëri madje edhe më keq kur bëhet shkak i një sherri me pasojë plagosjen e tre personave.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen nr.4 në kompleksin e pallateve Joni në Sarandë, kur mes dy familjeve ka nisur një sherr për radhën e ujit.

Pas fjalëve të ndërsjella, pjesëtarët e dy familjeve, të cilat kishin pasur konflikte edhe më parë për këtë motiv janë konfrontuar me mjete të forta duke shkaktuar tre të plagosur.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për të zbardhur rrethanat.

Sipas policisë të plagosurit janë nga të dy familjet dhe aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat personat e tjerë për të sqaruar me detaje ngjarjen.

Mësohet se dy familjet kanë pasur edhe më parë probleme me njëra-tjetrën për shkak të ujit i cili mungonte në këtë zonë, ndërsa vinte me orar të paktë duke shkaktuar kështu edhe radhë te banorët.

k.k/NOA

KOMENTE